UBT

Haziri: Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final – të jetojmë të bashkuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Institucionet komunale në krye me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vënë sot kurora lulesh tek lapidari në Përlepnicë, në nderim të 31-vjetorit të rënies së dëshmorit Zija Shemsiu.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, tha se Zijahu na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë.

“Kryengritja e Zija Shemsiut së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ka bërë që jehona e madhe e rezistencës së tij, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë Kosovën, të merret si shembull i veprimtarit të madh i cili kryengritjen e çon deri në fund. Ai na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë. Gjatë veprimtarisë së Zija Shemsiut, unë kam qenë i ri, por për veprimtarinë e tij unë kam mësuar nga babai e xhaxhai im” tha Haziri.

FIDANISHTJA

Ai shtoi se veprimtaria e tij atdhetare i ka bërë të gjitha gjeneratave që të rreshtohen në atë rezistencë të madhe të popullit për të drejtën për të jetuar të lirë.

“Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final – që të jetojmë të bashkuar, të lirë dhe të barabartë”, shtoi kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.