UBT

Haziri: Rinia gjilanase e anashkaluar nga pushteti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri, tha para të pranishmëve se është shqetësues fakti që 83 për qind e të rinjve të Gjilanit nuk kanë qenë kurrë në Komunë, nuk kanë pasur çasje në Komunë dhe nuk e dinë çka ndodhë aty. Ai dha përkrahje të madhe për rininë, duke ofruar ndihmesë në të gjitha aspektet. Këtë gjendje, me ardhjen e LDK-së në pushtet do ta ndryshojmë krejtësisht sepse prioriteti ynë do të jetë rinia.

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot një debat me qytetarë, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryetari i Degës, deputeti Lutfi Haziri, Armend Ibrahimi, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe Rina Ahmeti, kryetare e FR të LDK-së në Gjilan, ku u bisedua për problemet që po e preokupojnë rininë gjilanase, për platformën që ka LDK-ja për zgjidhjen e problemeve.

Në debat, u tha nga të pranishmit e shumtë se rinia gjilanase, e cila përbënë grupmoshën më të madhe në qytet, është totalisht e anashkaluar nga njerëzit që po udhëheqin me pushtetin gjilanas. U diskutua, poashtu edhe për problemin e papunësisë si dhe për ikjen e të rinjve jashtë vendit.

RCCOLA

Haziri, tha para të pranishmëve se është shqetësues fakti që 83 për qind e të rinjve të Gjilanit nuk kanë qenë kurrë në Komunë, nuk kanë pasur çasje në Komunë dhe nuk e dinë çka ndodhë aty. Ai dha përkrahje të madhe për rininë, duke ofruar ndihmesë në të gjitha aspektet.

“Ata veç e dinë që aty punojnë do njerëz dhe kaq. Nuk e njohin institucionin e Kuvendit të Komunës. Nuk kanë pasur kurrë çasje aty. Injoranca që po i bëhet kësaj grupmoshe është e pa pranueshme. Këtë gjendje, me ardhjen e LDK-së në pushtet do ta ndryshojmë krejtësisht sepse prioriteti ynë do të jetë rinia”, tha, ndër të tjera, Haziri.

Edhe kryetarja e Forumit Rinor të LDK-së në Gjilan, Rina Ahmeti, tha se për 6 vite pushteti lokal nuk ka bërë asgjë për rininë gjilanase, duke u shprehur se me fitoren e kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, do të vijnë ditë të mira për këtë grupmoshë të anashkaluar thuhet nw njoftimin e degës sw LDK-sw nw Gjilan./rajonipress/