RCCOLA

Haziri: Rinia e Gjilanit dhe Kosovës po dëshmohet në të gjithë botën me punë dhe kulturë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për bashkatdhetarin Saranda Matoshin, për kontributin e dhënë në komunitet dhe arritjet që ka shënuar në fushën e teknologjisë.

Haziri ka thënë se Saranda dikur ishte punëtore në administratën e Komunës së Gjilanit, e cila me angazhimin e saj dhe përkushtimin ndaj arsimimit e veçanërisht fushës së teknologjisë, sot është analiste ditore e databazës së të dhënave në kompaninë gjigante, në Microsoft, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uji Dea

Ai më tej ka potencuar se rinia e Gjilanit dhe Kosovës është një thesar i vërtet që e kanë dëshmuar veten në të gjitha fushat, me punë, arsim dhe kulturë të lartë njerëzore, kudo që kanë jetuar dhe për këtë ka vlerësuar se janë krenaria e Gjilanit.

Ndërsa në fjalën e saj, pas pranimit të mirënjohjes, Saranda Matoshi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit e cila është mbështetëse e rinisë kudo që ata jetojnë dhe i vlerëson e mirëpret gjithmonë kur kthehen në vendlindjen e tyre./rajonipress/