Haziri: Riformatizimi do të ndodhë?

Gjilan – Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit për rajonipress thotë se riformatizimi i qeverisjes lokale do të ndodhë pasi të bëhet një vlerësim i punës së secilës drejtori. Haziri tha se riformatizimi do të bazohet edhe në ndryshimet eventuale në statutin e komunës.
Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajmëruar edhe më herët një riformatizim të qeverisjes lokale, por ai këtë hap nuk do ta ndërmarrë pa pasur një vlerësim të punës dhe performancë së treguar nga drejtoritë komunale dhe në përgjithësi nga puna e qeverisjes lokale raporton rajonipress.
Lutfi Haziri tha se në bazë të vlerësimit të performancës së treguar, vlerësimit të funksionalitetit të shërbimit civil të komunës dhe përballimit të sfidave e detyrave do të shkaktohet riformatizimi i qeverisjes lokale bazuar edhe në ndryshimet eventuale në statutin e komunës.
Haziri thotë se deri tani janë arritur objektivat e programit, por duhet një thjeshtëzim i strukturës dhe hapje më e madhe e shërbimit civil ndaj qytetarëve.”Qëllimi ynë është qeverisje me dyer të hapura, thjeshtëzim i procedurave, shërbime online dhe në një vend, procedura të shpejta dhe eliminimin e neglizhencave dhe burokracive të trashëguara nga e kaluara e afërt”./rajonipress/