ARKATANA

Haziri: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ndezën shkëndijat e dritës që asnjëherë nuk u shuan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, kryesuesen e Kuvendit, ushtarakët e FSK-së, Policisë së Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe me familjen Mala e Berisha, kanë ndezur flakadanin e “Flakës së Janarit 2019”.

Haziri, ka thënë se këtë vit “Flaka e Janarit” i përkushtohet sikur çdo sesion tjetër heronjëve, dëshmorëve dhe të rënëve në luftën për liri, e posaçërisht të rënëve në janar, siç është Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

“Janë këta dy kryengritës të mëdhenj që na mësuan se si fitohet liria dhe të drejtat. Ata nga një ‘istikam’ në “Lagjen e Trimave” në Prishtinë, bënë rezistencën e madhe patriotike dhe ndezën shkëndijat e dritës që asnjëherë nuk u shuan. Rënia e tyre gjithmonë do të kujtohet me lavdi dhe shpirti i tyre është dritë e pashtershme për të jetuar e vepruar të lirë në Republikën e Kosovës. Bashkërisht do të vazhdojmë tutje që ta realizojmë idealin e tyre që shqiptarët të kenë të drejtat dhe të jenë të bashkuar e të barabartë me popujt tjerë në Ballkan, Evropë dhe në Botë”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ai, gjithashtu, ka potencuar se ky Flakadan për herë të parë në këtë edicion po ndizet pran shtatoreve të dy heronjëve, duke pohuar se edhe në të ardhmen do të ndizet në këtë vend.

Pas fjalës së tij kryetari Haziri ka ftuar dy familjet Mala e Berisha që të bëjnë ndezjen e dy flakadanëve në shenjë të rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit në këtë manifestim kulturor mbarëkombëtar, ka të parapara aktivitete në fusha dhe dimensione të ndryshme në art dhe kulturë në përgjithësi, për të nderuar veprën dhe kauzën e dëshmorëve e hreonjëve të rënë ndër vitesh në trojet shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.