GRANDEMALL

Haziri: Republika e jonë është e re, por historia e saj është e vjetër

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilani me aktivitete të shumta ka shënuar njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kurse kjo ditë e shënuar për shtetin tonë në kryeqendrën e Anamoravës, ka nisur me një akademi solemne, në të cilën pjesëmarrësve u është drejtuar i pari i komunës, Lutfi Haziri.

Pikërisht 11 vite më parë, në pasdites e së dielës sw vitit 2008, deputetet ë Republikës së Kosovës shpallën deklaratën e pavarësisë, ajo që quhet deklarata e koordinuar për pavarësi e që më pas u pasua me njohje nga shtetet më të fuqishme të botës e sot po vazhdohet me rrugëtimin e ngadalshëm, por të sigurt në ndërtimin e shtetit të Kosovës, drejt integrimit në familjen e madhe Evropiane.

Lutfi Haziri, që atëkohë ishte njëri nga nënshkruesit e deklaratës, tha se ajo përbërje e deputetëve ishte pasuese e deputetëve që kishin nënshkruar deklaratën e pavarësisë së deklaratës së 2 korrikut dhe kjo rrugë e gjatë u vazhdua me rezistencën politike, luftës çlirimtare me në krye komandantin legjendar Adem Jashari dhe me ndihmën e forcave të NATO-s, duke u bërë pjesë e familjes së popujve sovranë.

Fundamenti

“Tash 11 vite më pas po ecim tutje në ndërtimin e shtetit, qoftë në pushtetin lokal apo atë qendror dhe po vazhdojmë të përballemi me armiqësitë e vjetra dhe me armikun e njëjtë. Kjo ditë lidhet me sinonimin e shumë dëshmorëve, heronjve, martirëve, viktimave të luftës e të rezistencës prej Idriz Seferit e deri te Mulla Idriz Gjilani, mijëra qytetarë dhanë jetën për liri, deri te Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha për çka Gjilani mori mirënjohje kolektive për kontributin që dha për paqe dhe liri”, ka thënë Lutfi Haziri, që nuk la pa përmendur rolin e të gjithëve që kontribuuan për këtë liri, rolin e Ibrahim Rugovës, të familjes Jashari, NATO-n.

“Ta ujisim shpresën tonë për një jetë më të mirë, ta forcojmë besimin tonë për zhvillim dhe përparim, t’i tejkalojmë dallimet tona. Republika e jonë është e re, por historia e saj është e vjetër. Ajo është vetëm hapi i parë për të qenë të pavarur e të bashkuar, andaj mesazhi i të rënëve të përçohet nga ne”, ka thënë Haziri, që ka uruar që kjo datë të jetë e përjetshme në historinë tonë e bëftë dritë vepra e atyre që ranë për liri.

Në këtë akademi është mbajtur edhe një program i pasur artistik, ku është paraqitur Kori i Shkollës së Mesme të Muzikës me këto pika: Greta Azizi “O vendi im”, “Oj Kosovë”, Suejla Ismajli “Agimet shqiptare”, “Kushtrimi i Lirisë”, Elona Sadiku “Këngë për Agim Ramadanin”, “Pa bashkim nuk ka fuqi”. Dirigjente ishte profesoresha Florentina Rushiti, në violinë Besiana Shkodra, piano – Xhentian Jetishi dhe Hekuran Bllaca, kurse programi u dha nën përkujdesjen e profesorit Kushtrim Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.