Eko Higjiena

Haziri: Regjioni që dallohet me punë jo vetëm në Gjilan por edhe në Kosovë‏

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjilan sot është bërë ndarja e mekanizmit bujqësor për mbi 25 fermerë, falë financimit të Komisionit Evropian, partnerit “Care International” dhe bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit, duke bërë kështu që këta fermerë të kryejnë shumë punë në pak kohë, nga ajo që deri më tani, kur harxhonin shumë kohë për të bërë pak punë.

Kryetari Lutfi Haziri i cili ishte pjesë e këtij aktiviteti, ka thënë se në këtë ditë të bardhë dhe në kujtim të çlirimit të Gjilanit, është forma më e mirë e shënimit të kësaj date të veçantë për të gjithë ne, pra me një projekt të rëndësisë së veçantë në bujqësi.

“Jemi sot në punishten, në tokën, në arën e Shpresa Shabanit në Zhegër, ku po shohim se si një grua, ka siguruar mundësi dhe kushte më të mira për familjen dhe mundësi punësimi për anëtarët e saj në tokën e tyre. Ky është shembulli më i mirë se si jetohet përmes punës, falë përkushtimit të sinqertë. kjo është mënyra më e mirë e shënimit të ditës së çlirimit të Gjilanit. Kjo mbështetje që ka ardhur tek këta përfitues sot, nuk do të ishte e mundur pa financimin e Komisionit Evropian, si një donatorë i pa-ndalur në shumë dimensione gjithandej Komunës së Gjilanit dhe në shumë programe”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.

Haziri, poashtu ka thënë se ky është regjioni që dallohet për urtësinë, përkushtimin maksimal dhe për koncentrimin në punë, jo vetëm në Gjilan por edhe në nivel të vendit, dhe kjo mbështetje është fuqizim për këta fermerë që të vazhdohet më tutje në zgjerim të veprimtarisë së këtyre bujqëve të vyeshëm.

United Hospital

Nga ana e tij Christof Stock, përfaqësues i KE-së, ka thënë se projektet që sjellin vende të reja pune, dhe që mundësojnë mirëqenin më të mirë për qytetarët e një vendi janë projektet më të mira gjithnjë.

“Të punohet më shumë, individualisht, për çdo ditë, pa u ndalur, sepse vetëm me punë dhe me përkushtim mund të arrihen rezultate dhe mirëqenie më e mirë për qytetarin. Ky projekt është i rëndësishëm për shumë arsye, sepse kontribuon në zhvillim ekonomik dhe zhvillim të bujqësisë, ndikon në qëndrueshmërinë e projektit, të vendeve të punës dhe në të njëjtën kohë bënë që të kemi zgjerim të veprimtarisë për çka jemi të interesuar të gjithë”, ka thënë ndër të tjerash përfaqësuesi nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

Gjithashtu, edhe drejtori i Care International, Felix Wolff, në Kosovë ka thënë se pavarësisht investimit, e rëndësishme është gjithnjë sipas tij kur një projekt, apo një program vazhdon edhe pas përfundimit të mbështetjes nga donatori, që në këtë rast vetëm shihen rezultate konkrete në rrugën e mbarë të ecjes përpara.

Ndryshe, gjatë këtij aktiviteti është bërë edhe shpërndarja e çertifikatave të cilësisë organike të prodhimeve në këto fusha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.