Fundamenti

Haziri redukton pritjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur që dita e martë prej mëngjesit e deri në mbrëmje të jetë ditë e pritjes dhe shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve.

Kryetari Haziri ka pritur deri sot mijëra qytetarë për urim, ndërsa ka shqyrtuar edhe dhjetëra kërkesa të tyre.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Haziri sërish ka rikonfirmuar se dyertë e Komunës do të jenë të hapura 24 orë për t’ua zgjidhur problemet e qytetarëve.

FIDANISHTJA

“Komuna është e qytetarëve. Mos hezitoni të na vizitoni për çfarëdo kërkese që keni. Ju kemi thënë se do të punojmë 24 orë për të pasur ju një jetë të dinjitetshme, ashtu edhe do të jetë. Ne gjithmonë do të jemi në shërbimin tuaj”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri, pos pritjes për qytetarët, ka realizuar qindra vizita në terren duke parë nga afër të gjitha segmentet e Komunës.

Haziri ka apeluar qytetarët që për çfarëdo kërkese që kanë t’i drejtohen atij në ditën e martë që është e rezervuar ekskluzivisht për shqyrtimin e kërkesave të gjilanasve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.