GRANDEMALL

Haziri: Rasti i ndarjes nga jeta të Isuf Muratit, dhimbje për të gjithë dhe thirrje për kujdes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit në ditën e 111 të ballafaqimit me pandeminë globale Covid-19, sot ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe gjithashtu edhe nga familja, se ka ndërruar jetë Isuf Murati, i lindur në vitin 1957, me vendbanim në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale Covid-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie”, ka thënë kryetari Haziri, në adresimin e tij për publikun.

ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri apelon te të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet që në asnjë moment mos ta neglizhojnë këtë virus, sepse ai me vete po merr jetëra njerëzish.

“Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni”, ka përfunduar kryetari Haziri.

Për ndryshe deri më tani në përballjen prej 111 ditëve me pandeminë globale Covid-19, kemi 170 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv në Komunën e Gjilanit, prej tyre 109 janë shëruar plotësisht, 58 raste janë aktive dhe fatkeqësisht 4 qytetarë janë ndarë nga jeta. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.