GRANDEMALL

Haziri: Ramushi vendos për koalicionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri tha për rajonipress se as Blerim Shala e as Ahmet Isufi nuk janë figura politike që vendosin për të ardhmen e AAK-së dhe koalicionin e saj. Gjithçka mbetet në duart e Ramushit.

Lutfi Haziri kryetar i komisionit për integrime evropiane thotë se me vëmendje po i përcjellë zhvillimet dhe kalkulimet e fundit politike në Kosovë.

Mobi Casa

Haziri tha për rajonipress se në AAK nuk vendos as Blerim Shala e as Ahmet Isufi reth koalicioneve të ardhshme që mund të ketë AAK-ja. “Gjithçka mbetet në duart e Ramush Haradinajt i cili i ka dhënë ofertë së fundit edhe LDK-së edhe AAK-së. Realisht Ramushi po mundohet t`ia ruaj fytyrën AAK-së dhe normalisht që po mundohet të tregohet një figurë politike që dinë të ruaj stabilitetin dhe unitetin politikë” tha Haziri.

Kurse në nivel lokal Haziri tha se me AAK në Gjilan kanë disa pika të përbashkëta dhe se bashkëpunimi me këtë subjekt do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Me AAK në Gjilan kemi bashkëpunuar ngushtë , madje në zgjedhjet e fundit lokale krijuam edhe bllokun e përbashkët LDK-AAK-LDD. Në Asamblenë Komunale do të vazhdojmë të jemi aktivë dhe të krijojmë aleanca të shëndosha edhe me partitë tjera opozitare vetëm për ta ndaluar dhe shfrenuar kaosin e vendimeve institucionale” tha Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.