UBT

Haziri qytetarëve: Paguani tatimin në pronë nëse doni investime të mëdha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri u ka bërë apel sërish qytetarëve të Gjilanit që ta paguajnë tatimin në pronë dhe taksat tjera komunale sepse kjo sipas tij përkthehet me investime të mëdha në lagje e fshatra për t’i mundësuar qytetarëve që të jetojnë dinjitetshëm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarët e nëntë këshillave të fshatrave, në të cilin është biseduar lidhur me investimet në këto fshatra për vitin 2015.

Haziri ka dëgjuar kërkesat e kryetarëve të këshillave të fshatrave, që kryesisht kanë të bëjnë me ato në infrastrukturë: rrugë, kanalizim, ujësjellës, e fusha sportive etj.

Haziri ka shprehur zotimin e tij se do t’i përfundoj hap pas hapi të gjitha projektet që janë prezantuar për këtë mandat për rregullimin njëherë e përgjithmonë të katërshes së madhe infrastrukturore, problem ky me të cilin akoma ballafaqohen qytetarët e komunës së Gjilanit.

Hidromorava

Haziri tha se gjatë vitit të kaluar është punuar shumë në këtë aspekt dhe ka paralajmëruar se edhe në këtë vit do të ketë projekte e investime të mëdha në të gjitha lagjet e fshatrat e komunës së Gjilanit.

Ai u ka bërë apel sërish qytetarëve të Gjilanit që ta paguajnë tatimin në pronë dhe taksat tjera komunale sepse kjo përkthehet me investime të mëdha në lagje e fshatra për t’i mundësuar qytetarëve që të jetojnë dinjitetshëm.

Takimet e kryetarit Haziri me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave do të vazhdojnë edhe në ardhmen për t’u koordinuar lidhur me projektet në të gjitha sektorët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.