Eko Higjiena

Haziri: Qytetarët s’flasin më për qeverinë e shpresës, me e largu Amerikën, asnjë s’do të rri në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, duke folur për zhvillimet e fundit në raport me zbehjen e marrëdhënieve dhe rrezikun nga kërcënimi që sot shteti ynë mori nga Amerika, ka thënë se partia pjesë e të cilit është ai nuk e ndërron qasjen, heqjen e tarifës në mënyrë të plotë.

Ai në emisionin Click në RTV21 tha se tarifa duhet të hiqet në mënyrë që t’i hap rrugë procesit të dialogut.

“Kemi thënë që tarifa duhet të hiqet pa kushte, që t’i hap rrugë procesit që mund të mbyllet shpejtë, dialogut me Serbinë.

Ne momentalisht po ecim me këmbë të thyera, arritja deri në integrim është më i ngadaltë dhe më i vështirë.

Kryeministri Kurti duhet ta largojë frikën nga agjendat e fshehura”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Haziri tutje ka folur edhe për të dërguarin e LDK-së në Uashington, Skënder Hysenin i cili u takua me emisarin Grenell. Duke thënë se LDK ka kontakte të vazhdueshme me ShBA-të.

“Sot, Skënder Hyseni është në Uashington. Kemi komunikim me emisarin, po ashtu komunikimi është i përditshëm me autoritetet vendimmarrëse në ShBA.

Jemi të bindur si LDK që një vendim rreth taksës duhet të merret shumë shpejtë dhe kjo çështje mos të kalkulohet me agjenda ditore, por të shihet arsyeja, duhet me hap rrugë që marrëveshja për dialogun me Serbinë të merr formë, e kjo marrëveshje merr formë kur palët ulen në tavolinë”.

Haziri ka thënë që SHBA ka mbështet gjithnjë Kosovën, derisa paralajmërimi nga ana e tyre është i paimagjinueshëm, vetëm me leju të ndodhë.

“Në duhet të sillemi të përgjegjshëm për zgjedhjen e problemit tonë. Populli thotë mos na prishni me Amerikën. Unë kam takime si kryetar i Gjilanit çdo ditë më qytetarë, ata thonë “Bani çka të bani, me Amerikën mos na prishni”. Askush nuk flet më për qeverisjen e shpresës. Derisa s’ka qenë kjo situatë, njerëzit ju kanë gëzuar formimit të qeverisë, por me ia largu prezencën amerikane, asnjë shqiptar në Kosovë s’ka me nejt”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.