Haziri: Qytetarët do të jenë në çdo lloj vendimmarrje

Gjilan – Lutfi Haziri thotë për rajonipress se fakti që komuna e Gjilanit radhitet në vendin e dytë në nivel të Kosovës për transparencë dhe llogaridhënie dëshmon se jemi të përkushtuar dhe të hapur ndaj qytetarëve tanë.
Lutfi Haziri e vlerëson të dobishëm dhe kthesë pozitive për Gjilanin faktin se ajo u llogaritë si komuna e dytë në nivel Kosove për llogaridhënie dhe transparencë.
Haziri tha për rajonipress se Gjilani po dëshmon përkushtimin dhe hapjen ndaj qytetarëve të saj.”Ne do të vazhdojmë me punuar me ngulm që qytetarët tanë të jenë ata që determinojnë orientimet zhvillimore dhe të jenë pjesë e çdo lloj vendimmarrjeje”./rajonipress/