Fundamenti

Haziri: Qeverisja komunale duhet të denoncohet në prokurori, nuk mjaftojnë konferencat e shtypit e reagimet në rrjetet sociale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa i përket qeverisjes lokale në Gjilan, mbase do ishte më mirë të kemi një qasje fakt mbledhëse për të denoncuar tek autoritetet ligj zbatuese të gjitha shkeljet ligjore eventuale, se sa të ironizojmë në konferenca për shtyp dhe në rrjete sociale thotë sokol Haziri nga GPVGj.

Reagimi i plotë:

Ku jemi sot

E pa besueshme, por e vërtet. Nuk besoj të ketë pas njeri në ketë vend, pos atyre që ishin në shërbim të agjendës Serbe, që do kishte dashur irritim, acarim a lëndim të raporteve me ata që na sollën gjer këtu.

E thonim të gjithë me e pa zë, Zoti në qiell e Amerika me aleatet në tokë, bashke me UÇK e popullin e vuajtur, e arritëm lirinë e Kosovës.

Tash kur jemi të lirë, por pa konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, në skenë na dolën “elita politike “ që në emër të agjendave mashtruese për luftimin e korrupsionit e të gjitha dukurive negative në shtet e shoqëri (madje duke mohuar çdo të arritur në këtë vend), përfituan simpatinë dhe votën e shumicës së elektoratit të dal në zgjedhje ( diku rreth 30% të trupës elektorale).

Dhe çfarë po ndodh, në vend të zbatimit të agjendës së proklamuar: Të zhvillimit ekonomik, rritjes së mirëqenies sociale, afrimin e integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Me apo pa dashje, arritën deri në degradimin dhe depresionin ekonomiko social të vendit, sollën në dyshim raportet me miqtë me ata, që pa ndihmën e tyre, as ëndërr nuk do e shihnim Kosovën që kemi sot.
Thjesht e pa doreza ata po na e thajnë,
privatisht e zyrtarisht, se janë cenuar raportet e është lëkundur partneriteti dhe besueshmëria me autoritetet shtetërore, pa vënë në dyshim partneritetin me popullin e Kosovës.

Uji Dea

E jo vetëm kjo, kurrë nuk ka pasur këso raporte të këtij niveli jo përfillës me Shqipërinë, ndërsa proklamonin bashkimin kombëtar.

Sa i përket qeverisjes lokale në Gjilan, mbase do ishte më mirë të kemi një qasje fakt mbledhëse për të denoncuar tek autoritetet ligj zbatuese të gjitha shkeljet ligjore eventuale, se sa të ironizojmë në konferenca për shtyp dhe në rrjete sociale.

Të flesh tri vite e në vitin e fundit të mandatit të proklamosh projekte madhore është më tepër se joseriozitet dhe nënçmim i qytetarëve.

Komuna duhet të punoj e menaxhoj që nga dita e parë e marrjes së mandatit, çdo dite në interes real të qytetarëve.

Nuk entuziazmojnë kënd, projektet vizuele abstrakte pos militantëve e kjo nuk mjafton dhe nuk i shërben zhvillimit real të këtij qyteti të mbetur “Zorrë Qorre” .
Të gjitha këto edhe shumë të pa thëna këtu
Tani më janë realitet i hidhur që po ndodhë në vendin tonë.
Pra kujt i shërbejnë këto agjenda?
Nuk do shumë për ta kuptuar që çdo kujt tjetër, pos agjendës kombëtare.
Por ku është opozita në këtë vend?
Ku është shoqëria civile e ku është reagimi qytetar?
Nuk thuhet rastësisht se heshtja është pranim.
Andaj nuk duhet të jemi pjesë e këtij pranimi.
Pra pa asnjë dilemë e hezitim, thjesht duhet thanë qartë Kosovë zgjohu.
Pa Amerikë e pa Aleatë, ka vetëm Serbi e Rusi…tjerat arsyetime janë përralla.

Sokol Haziri
GPVGj