GRANDEMALL

Haziri: Qeverisja e VV-së në nivel lokal dhe qendror po identifikohet si qeverisje e lloçit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Takimi kishte karakter mobilizues dhe angazhim të madh për rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan dhe në nivel të Republikës së Kosovës. Qeverisja e Gjilanit dhe ajo qendrore po identifikohen si qeverisje të lloçit, siç po shihet me degradimin e paparë të Autostradës së Gjilanit, rrugëve regjionale, hyrje-daljeve të qytetit dhe me rrugët tjera ka thënë Lutfi Haziri.

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur takimi me strukturat e nëndegëve të qendrës.

Takimi kishte karakter mobilizues dhe angazhim të madh për rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan dhe në nivel të Republikës së Kosovës. Qeverisja e Gjilanit dhe ajo qendrore po identifikohen si qeverisje të lloçit, siç po shihet me degradimin e paparë të Autostradës së Gjilanit, rrugëve regjionale, hyrje-daljeve të qytetit dhe me rrugët tjera.

Mbi 50 projekte kanë mbetur të braktisura dhe kemi filluar çdo javë t’i nxjerrim nga 7 dështime e 7 skandale.

Mobi Casa

Është fatkeqësi e madhe për qytetarët e Gjilanit ky dështim monumental, duke mos realizuar asnjë projekt që ka impakt zhvillimor. Është fatkeqësi e madhe se ku është katandisur Gjilani e Republika jonë dhe ky është mandat i humbur për qytetarët.

LDK do të vazhdojë takimet mobilizuese në çdo lagje e lokalitet me angazhim edhe mbi partinë, me organizata të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, me grupe të tjera të interesit dhe me partnerët, për të mobilizimin frontin opozitar.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.