Fundamenti

Haziri: Qeveria po kalkulon që Serbia do të largohet nga tavolina, kjo është gabim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se historia tregon që Serbia është larguar nga tavolina e dialogut me Kosovën sa herë që ka ardhur koha të nënshkruhen marrëveshje, mirëpo ka shtuar se qeveria nuk guxon të llogarisë në këtë qasje përsëri pasi mund të humbasë shumë, shkruan Gazeta Express.

“Tradicionalisht Serbia është tërhequr në momente të fundit. Edhe në Rambuje edhe në Vjenë. Qëndrimi i LDK-së është që të kalojnë të gjitha marrëveshjet.”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe qasjen e opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti sa i përket dialogut.

ARKATANA

“Kurti dëshiron të fitojë në dialog. Ne dëshirojmë të fitojmë në politika të brendshme. Është e dëmshme që të punojmë kundër në dialog”, shtoi ai.

Haziri shton se Kurti nuk ka presionin që kanë pasur paraardhësit e tij dhe se tani puna e vetme është hapja ndaj Serbisë, pasi që, sipas tij, “të gjitha punët tjera janë kryer”.

“Ka vetëm një punë tani. Tjerat janë kryer. Duhet ta hapë Kosovën me Serbinë. Presidentja doli dhe tregoi se çështja e kufirit me Malin e Zi është mbyllur. Tani vetëm një gjë ka mbetur. Me vetëm një shtet. Tash ai ka pranuar një zgjidhje që nuk mbyll çështjen përfundimtare. Ka thënë se nuk bie nën presion dhe shantazhe. Kërkesa e miqve tonë nuk është presion. Kanë ndihmuar në shtetin e Kosovës. Më 1998 në luftë na kanë afruar planin më shumë se autonomia e vitit 1974 e më pak se republikë. Ka qenë koha e Galbarth. Më vonë erdhi Hoolbroke dhe ndërruan gjërat. Mendoj se më shumë është duke manovruar politikisht. Sa i përket karrierës, po shihet se po i pëlqen petku i qeveritarit. Ajo që shohë unë është një tendencë që Serbia të largohet nga tavolina dhe mbetet procesi aty ku është. Për mua nuk është reale. Nuk guxojmë të kalkulojmë në një formë të tillë. Nëse nuk shkojmë me propozim konkret, është vështirë“, përfundoi ai. /Gazeta Express/