Fundamenti

Haziri: Qeveria nuk guxon ta heshtë rastin e Zahirajve

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lutfi Haziri deputet në Kuvendin e Kosovës tha për rajonipress se problemi i lagjes së Zahirajve është i pa ndashëm nga problemi i Karaqevës së Epërme për shkak të ripërshkrimit të vijës kufitare njëanshëm nga Serbia pas ratifikimit të marrëveshjes Gligorov- Millosheviq.

Haziri tha se Zahirajt si pikë ndarëse janë afërsia më e madhe e kufirit serb me Moravën e Binqës. “Aspirata serbe është lumi Ibër dhe Morava e Gjilanit të jetë kufiri me Kosovën. Kjo është vija famëkeqe e ndarjes fashiste. Xhamija e Sllubicës apo lagja e Zahirajve, Ranatoci, Stanqiqi dhe tani edhe Karaqeva e Epërme janë vendbanimet që nxjerrin jashtë malet e Karadakut dhe Gollakut jashtë Kosovës”.

Sipas Hazirit zgjidhja sipas vitit 1956 e përcakton vijën ndarëse në Nasalc të Bujanocit dhe në Bugarin dhe trekëndëshi kufitarë zhvendoset në kufirin që zgjidhë problemet territoriale me Serbinë.

Haziri thotë se rasti i Zahirajve nuk guxon të heshtet e as të lihet pas dore.”Me Zahirajt duhet të merret Qeveria dhe mekanizmat e saj qoftë grupet e ekspertëve apo edhe institucionet tjera që merren ekskluzivisht me demarkacionin e kufirit Kosovë-Serbi”.

Eco Higjiena

Kurse , Gani Neziri drejtor për kadastër dhe gjeodezi në Gjilan thotë për rajonipress se banorët e Zahirajve gjithmonë kanë qenë pjesë e Kosovës dhe ata të gjitha dokumentet i kanë të Gjilanit. “Zahirajt nuk mund të regjistrohen në Serbi sepse nuk janë banorë të atij shteti. Ata janë pjesë e Kosovës dhe si të tillë janë trajtuar gjithmonë. Tjetër është politika e Serbisë e cila gjithmonë dinë me provokua dhe me ngrit tensione” thotë Neziri.

Neziri tha se para tri vitesh i janë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët e Gjilanit të gjitha kopjet, fletat poseduese dhe hartat kadastrale të Zahirajve. “Të gjitha këto dokumente i kam dorëzuar në Parlament, por realisht kufijtë aktual të Kosovës janë të njohur ndërkombëtarisht dhe bashkë me këtë edhe ai në Zahiraj” tha Neziri.

Por kështu nuk mendojnë banorët e mbetur atje. Pajazit Zahiri banori i vetëm i mbetur në Zahiraj thotë se nuk është mirë që komuna po flenë e Qeveria po heshtë rreth definimit të vijës kufitare me Serbinë. “Unë nuk e di çka mendojnë ata politikanët tanë në Prishtinë, por këtu ku unë jam patrullon xhandarmëria serbe çdo ditë dhe ky territor llogaritet si pjesë e tyre. Unë nuk dorëzohem lehtë dhe jam i vendosur që të jetojë këtu në Zahiraj sepse kam një vendosmëri të madhe meqë aktualisht i kam 200 copë dele dhe po të kemi pak infrastrukturë këtu unë do të jetoja pa telashe” tha Zahiri.

Zahiri tha se nëse ky territor është i Kosovës pse atëherë Komuna e Gjilanit nuk e ndihmon këtë pjesë.”Unë kam nevojë për një stallë e cila kushton 3000 euro .Po të investohej në këtë projekt unë s`do ta braktisja kurrë vendlindjen. Edhe po të më injorojë shteti im , unë prapë do të jetojë këtu sepse ky vend gjithmonë ka qenë i Kosovës” tha Zahiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.