Haziri : Qëndresa Sadriu na bënë krenar Gjilanin dhe gjithë kombin shqiptar
Gjilan – Po më gëzojnë shumë të arriturat e rinisë shqiptare që jetojnë në perëndim, siç bie fjala, për Qëndresa Sadriun nga Gjilani, e cila është kandidate për deputete nga radhët e partisë Social Demokrate në Parlamentin e Zvicrës. T’i japim përkrahje gjilanases, e cila, zotohet se do të angazhohet për një Zvicër më të drejtë dhe më fer, ku të rinjtë dhe të rejat vetëm në bazë të meritave dhe të arriturave të vlerësohen, e jo në bazë të pamjes, emrit ka thënë Lutfi Haziri.
Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dhënë përkrahje të madhe Qëndresa Sadriut e cila është kandidate për deputete në Zvicër. Haziri ka shkruar se Qëndresa zotohet se nëse zgjidhet deputete, do të jetë zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin zviceran.
Aktualisht, Qëndresa Sadriu është këshilltare komunale në Komunën Opfikon-Glattbrugg, sikurse që angazhohet në shoqatën Zvicerane për mbrojtjen dhe plotësimin e dëshirave për fëmijët të sëmurë nga kanceri dhe është aktive në shoqatën kantonale për ndihmën e të pastrehëve dhe njerëzve në varësi të substancave narkotike.
Urojmë që të ngjitet me sukses në majat e politikës zvicerane. Vajzat si Qëndresa, më bëjnë krenar mua, Gjilanin dhe gjithë kombin shqiptarë ka shkruar Haziri./rajonipress/


