ARKATANA

Haziri: Qëndresa Sadriu është shembulli më i mirë i gjeneratës së tretë të bashkatdhetarëve duke marrë rol vendimmarrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pritur në takim sot kryetaren e Kuvendit të Komunës Glattbrug të Zurich, njëherit deputeten kantonale të Zurich, gjilanasen Qëndresa Sadriu.

“Më gëzon fakti që kjo politikane e re ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Zvicër. Qëndresa është krenaria e Gjilanit, e Kosovës dhe e bashkatdhetarëve tanë dhe po dëshmohet që gjenerata e tretë e bashkatdhetarëve ka marrë rol udhëheqës dhe vendimmarrës jo veç në sport, por edhe në politikë”, ka thënë Haziri pas takimit.

Deputetja e sapo zgjedhur kantonale në Cyrih, Qëndresa Sadriu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen për fitoren e saj atje.

FIDANISHTJA

“Për mua ka qenë një arritje shumë e madhe personale, por besoj edhe për të gjithë ne si komunitet. Faleminderit për përkrahjen e madhe kryetarit Lutfi Haziri dhe bashkatdhetarëve tanë në Zvicër e Kosovë që kanë bërë shumë për këtë fitore timen”, ka deklaruar Sadriu.

Ndryshe, Qëndresa Sadriu, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, në mars të këtij viti, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit më të madh të Zvicrës, në atë të Zurich, njëherit edhe kryesuese e Kuvendit të Komunës Glattbrug. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.