Eko Higjiena

Haziri: Pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, punësuan mbi 200 punëtorë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e vizitave bërë bizneseve gjilanase, kandidati i Lidhjes për Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në kompaninë “Fluidi”, ku është pritur dhe është njoftuar me prodhimet e tyre nga pronari, Fejzullah Mustafa.

Kryetari Haziri ka përgëzuar kompaninë “Fluidi” për punën dhe angazhimin, përderisa ka uruar pronarin për hapjen e fabrikës së vajit “Floil”.

“Fluidi” është njëra nga kompanitë gjigante dhe më të suksesshme, jo veç në Gjilan, por edhe në Kosovë. Prodhimet e tyre sot i gjen në treg të Europës kudo. Sot, veçanërisht jam i lumtur që kanë filluar edhe me prodhimin e vajit të lulediellit “Floil” dhe iu uroj shumë suksese. Përveç tjerash, në këtë kompani janë të punësuar mbi 200 punëtorë dhe për mua pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të dritëve të sotme”, ka deklaruar kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit.

Mobi Casa

Ai ka thënë se ndihet mirë që në Gjilan ka arritur të krijoj një klimë të mirë për operimin e suksesshme të bizneseve, duke shtuar se lehtësirat fiskale do të vazhdoj t’i zbatoj edhe në mandatin e ri qeverisës.

Në fund, kryetari Haziri, i shoqëruar nga pronari Fejzullah Mustafa, ka vizituar të gjitha sektorët e prodhimit të vajit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.