UBT

Haziri: Projektet milionëshe janë qelës i përkujdesjes për kushte më të mira për qytetarët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – “Projektet milionëshe janë qelës i përkujdesjes për kushte më të mira për qytetarët, ndikim në zhvillimin e biznesit dhe njëkohësisht edhe qëndrueshmëri për një periudhë të gjatë kohore. Qarkullimi i veturave do të zhvillohet normalisht, përkundër që në këtë periudhë ka një rritje për shkak të bashkëqytetarëve tanë nga diaspora, të cilët vijnë për pushime në vendlindje” ka thënë Lutfi Haziri.

Komuna e Gjilanit është duke punuar njëkohësisht në realizimin e kontratave që kapin vlerën e miliona eurove në rrafshin e asfaltimeve të rrugëve dhe projekteve të shumta në investimet kapitale, të cilat po e shndërrojnë Gjilanin në qytet model.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se punimet që janë duke u bërë në përmbylljen e projektit të zgjerimit të rrugës Gjilan – Ferizaj, që njëkohësisht edhe do të krijoj lehtësira të mëdha në qarkullimin e automjeteve, po i japin Gjilani një pamje krejt ndryshe nga ajo që kishte.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar dhe në bazë të planit dinamik, sot është asfaltuar rruga me katër korsi Gjilan – Ferizaj. Pas asfaltimit do të aktivizohet edhe ndriçimi publik, që kjo rrugë për një kohë shumë të gjatë nuk e kishte. Krahas kësaj rrugë është duke u punuar në mënyrë permanente edhe në rrugën e Kumanovës e cila është në afërsi të saj rruge dhe kyçjet që janë të kontraktuara me rrethrrotullim në këtë aks rrugor, pranë hyrjes së Spitalit Regjional. Kjo trase e rrugës në formatin katër korsi do të vazhdoj deri te furra Çoçaj dhe kështu do të përmbyllet ky segment i veçantë, për të vazhduar me hyrje daljen në drejtim të Prishtinës”, ka thënë kryetari Haziri.

Hidromorava

Ai ka falënderuar banorët në këtë rrugë dhe komunitetin e biznesit që nuk kanë penguar në asnjë moment gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt.

Përndryshe, siç ka njoftuar kryetari Haziri, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj me realizimin e projekteve në infrastrukturë pa e penguar qarkullimin e veturave edhe pse në këtë fazë ka një rritje të qarkullimit me ardhjen e qytetarëve të Gjilanit të cilët jetojnë e punojnë në diasporë.

“Projektet milionëshe janë qelës i përkujdesjes për kushte më të mira për qytetarët, ndikim në zhvillimin e biznesit dhe njëkohësisht edhe qëndrueshmëri për një periudhë të gjatë kohore. Qarkullimi i veturave do të zhvillohet normalisht, përkundër që në këtë periudhë ka një rritje për shkak të bashkëqytetarëve tanë nga diaspora, të cilët vijnë për pushime në vendlindje” ka thënë Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.