Fundamenti

Haziri: Programi kombëtar, pikë e përbashkët me LVV-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lutfi Haziri për takimin e mbajtur me LVV-në ka thënë se ishte takim, në të cilin u diskutuan politikat programore të të dyja partive. Ai thotë se të dyja partitë kanë hapur një kaptinë të re duke lënë pas të gjitha kundërshtimet që i kishin në legjislaturën e kaluar.

“Është takimi i dytë, ka të bëjë me politikat programore të dyja partive. Do të shohim se sa do të arrijmë t’i përafrojmë këto dallime programore që i kemi. Tani është kaptinë e re dhe të shohim se si do ta ndërtojmë rrugën e bashkëpunimit. Besoj se prej të dyja palëve ka sens politik për t’u përafruar e jo për t’u larguar”, ka thënë ai për “Zërin”.

ARKATANA

I pyetur për të përbashkëtat e gjetura deri më tani me LVV-në, Haziri përmendi programin kombëtar si njërën nga pikat e përbashkëta të të dyja partive. “I përbashkët është legjitimiteti i shumicës shqiptare që ua ka dhënë populli të dyja partive politike, LDK-së dhe LVV-së. Ne bashkërisht e përfaqësojmë shumicën shqiptare në Kuvend dhe e dyta që është jo më pak e rëndësishme, është programi kombëtar apo zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Ballkan dhe natyrisht vullneti për ndryshim. Ne e kemi kuptuar mesazhin nga qytetarët që duhet të ketë ndryshime në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa për deputetët për të cilët u përfol se do të votojnë pro kandidatit të PAN-it për kryeministër, ai tha se janë paragjykime pasi deputetët po punojnë bashkërisht. “Sa i përket LDK-së ne e kemi qëndrimin e qartë jo vetëm deputetët e LDK-së, por edhe të AKR-së dhe të Alternatives janë duke punuar bashkë dhe po përgatiten për konstituimin e Kuvendit”, ka përfunduar Haziri. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.