UBT

Haziri: Programi i USAID Team, jetik për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin e programit të USAID Team, përkatësisht Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, në Gjilan është mbajtur sot një punëtori me temen “Prezantim i Planit të Gradimit dhe Rezultatit të OSAT”.

Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri me ekipin e tij, Stephen Carpenter, drejtor i programit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, Agim Salihu nga USAID Team dhe përfaqësues të lartë të misionit në Kosovë.

Në këtë takim është prezantuar vlerësimi i aktiviteteve të deritanishme, rishikimi i planit vjetor të punës për gjashtë muajtë e ardhshëm me qëllim të adaptimit për t’i arritur indikatorët për gradim.

Fundamenti

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, programin e USAID Team e ka vlerësuar jetik për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

“E kam falënderuar dhe aplauduar programin e USAID Team, i cili ka qenë i domosdoshëm dhe jetik për funksionimin e administratës së Gjilanit, për një menaxhim më të suksesshëm, duke pasur parasysh se Zyra e Prokurimit dhe disa resorë tjerë ka pasur probleme dhe ngecje të mëdha si pasojë e një aktakuze për krim të organizuar dhe suspendimit të 28 shërbyesve civil”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/