FITORJA

Haziri: Problemet i takojnë së kaluarës, e ardhmja duhet të avancohet për të gjithë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Bujar Haziri, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka thënë se Gjilani është shembull i tolerancës etnike. Përmes pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete mund të arrihet një hap tjetër i suksesit. Problematika të shumta të cilat kishim para 14 vitesh sot ato i kanë mbetur të kaluarës. Të gjithë bashkërisht, duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë pa dallime etnike ka thënë Haziri.

Është organizuar nga Zyra Regjionale e OSBE -së në Gjilan, një punëtori me qëllim të shqyrtimit të idesë për mbajtjen e aktiviteteve të përbashkëta ndëretnike në mes të komunave Gjilan, Ranillug, Kamenicë dhe Novobërdë.

Ky takim pune është pjesë përbërëse e një projekti të gjerë në Kosovë “Forcimi i dialogut në mes të komuniteteve etnike dhe bashkëpunimi i tyre në Kosovë”. Qëllimi i takimit ka qenë që anëtarët e ekipit dialogues t`i paraqesin idetë e tyre, për projekte të cilat duhet të realizohen brenda dy muajve të ardhshëm, në mënyrë që mirëkuptimi ndëretnik të përmirësohet nga ana e të rinjve si dhe të përmirësohet komunikimi në mes të pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme.

Në fillim të takimit nga ana e përfaqësuesit të OSBE-së është paraqitur projekti, më pastaj të pranishmëve u është drejtuar drejtori i zyrës regjionale OEBS në Gjilan z.Ulrcih Biffar, duke theksuar se ky është projekt i shkëlqyeshëm e që kontribut të madh japin të gjithë bashkërisht, prandaj për të arritur rezultate të duhura është e nevojshme që në aktivitete të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve.

FIDANISHTJA

Ndërsa Bujar Haziri, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka thënë se Gjilani është shembull i tolerancës etnike.

“Përmes pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete mund të arrihet një hap tjetër i suksesit. Problematika të shumta të cilat kishim para 14 vitesh sot ato i kanë mbetur të kaluarës. Të gjithë bashkërisht, duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë pa dallime etnike. Nga këto katër komuna të regjionit të Gjilanit në përbërje me diversitet etnik dhe gjinor do të jenë pjesë e aktiviteteve rinore që DKRS do të organizoj në kuadër të ditës së rinisë më 25 shtator 2014 në Gjilan dhe ky është një shembull i mirë se si duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për rininë dhe shoqërinë pa dallime etnike dhe gjinore”,ka thënë ai ndër të tjerash” tha Haziri.

Ndryshe në këtë punëtori kanë marrë pjesë anëtarët e ekipit dialogues të komunave Gjilan, Ranillug, Kamenicë dhe Novobërdë, anëtarët e Komitetit për Komunitete dhe përfaqësuesit e zyrës për kthim dhe komunitete./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.