Hidromorava

Haziri priti në takim ‘vashat e arta të Gjilanit’ – KV Drita

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur volejbollistet e KV Drita, në krye me trajnerin Lorik Ilazi, pasi ditë më parë u shpallën kampione të Kosovës për edicionin 2020/2021.

Haziri, pasi i uroi volejbollistet për suksesin, theksoi se këto janë vashat e arta dhe krenaria e Gjilanit.

Uji Dea

“Këto janë vashat e arta dhe krenaria e qytetit të Gjilanit. Mbështetja e Komunës së Gjilanit do të jetë maksimale. Do t’ju qëndrojmë afër gjatë gjithë kohës, me të gjitha mundësitë institucionale. Faleminderit Lorik Ilazi dhe volejbollisteve që rikonfirmuan se Gjilani është kryeqendër e sportit”, tha Haziri.

Ndërkaq, kryetrajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar në vazhdimësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.