ARKATANA

Haziri priti në takim pune ministrin e FSK-së Haki Demolli

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim punë ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me të cilin kanë bashkëbiseduar për nivelin e sigurisë në përgjithësi në Gjilan.

Me këtë rast Haziri e Demolli kanë bashkëbiseduar kryesisht për sigurinë në Komunën e Gjilanit dhe të regjionit të Gjilanit, duke e vlerësuar gjendjen të qetë dhe liria e lëvizjes e plotë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie apo fetare. Vlerësim i përbashkët doli se ky regjion në përgjithësi prej kohësh është njëri ndër regjionet më të qeta sa i përket sigurisë në përgjithësi dhe njihet si një vend me tolerancë etnike dhe fetare.

Uji Dea

Kryetari Haziri dhe ministri Demolli u pajtuan që angazhimi i përbashkët i të gjitha etnive në shërbimin civil, Policinë e Kosovës, FSK, por edhe institucione të tjera ka bërë të mundur që të ketë një integrim në shoqëri dhe angazhim edhe në zhvillimin e Komunës së Gjilanit.

Ndryshe, ministri i FSK-së, Demolli ka vizituar edhe Kazermën e FSK-së në Gjilan, në kuadër të vizitave të tij nëpër qendrat e FSK-së nëpër Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.