GRANDEMALL

Haziri priti në takim myftiun Naim Tërnava

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu, kanë pritur në një takim pune kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava, i cili shoqërohej nga kryetari i BI-së në Gjilan, Sylejman Osmani me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës e vendit në përgjithësi.

Kryetari Haziri, me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhamtin në Gjilan është shumë i mirë.

FITORJA

“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me BI-në, imamët por edhe me xhematin. Në Programin tim ka një rend të punës për t’i përmbushur kërkesat e besimtarëve, të cilat janë të arsyeshme dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në përgjithësi”, ka thënë ai duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptarë për tolerancë të vazhdueshme ndërfetare.

Nga ana tjetër Tërrnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve.
“Është ndjenjë e mirë kur një kryetar si ju ka vullnetin për punë të mira. Më vjen shumë mirë për gatishmërinë që e keni për bashkëpunim të Komunës me Bashkësinë Islame. Kjo është rruga më e mirë. Meqë e keni vullnetin për punë të hajrit, do t’u ndihmoj edhe Zoti. Do të jemi përherë mbështetës në punën tuaj”, ka thënë myftiu Naim Ternava./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.