Uji Dea

Haziri priti në takim ministrin Rasim Demiri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefat e zyrave ka pritur sot në takim ministrin Pa Portofol të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri. Haziri e falënderoi ministrin Demiri për vizitën, ndërsa e njoftoi për punët, projektet, sfidat dhe sukseset e qeverisjes komunale.

“Ju falënderoj për vizitën tuaj në Gjilan. Komuna po vazhdon të punoj në shlyerjen e borxheve të trashëguara, sikurse edhe po i realizon prioritetet në investime, kryesisht në infrastrukturë. Ne po besojmë që buxheti për Gjilanin të përmirësohet shumë shpejt, për këtë morëm zotimin edhe nga kryeministri pas vizitës në Gjilan. Gjilani është një qytet i qetë, pa probleme ndëretnike”, ka thënë kryetari Haziri.

Fundamenti

Ministri Rasim Demiri e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa i ofroi mbështetjen për punët e mira që po bëhen në Gjilan dhe prioritetet në investime, për t’ju mundësuar qytetarëve të kësaj komune jetë të dinjitetshme.

Ndryshe, gjatë këtyre katër muajve të vitit 2015, pothuajse i tërë kabineti i kryeministrit Mustafa ka ‘zbarkuar’ në Gjilan, duke i ofruar kryetarit Haziri mbështetje të fuqishme dhe kjo po vlerësohet si një kthim kujdesi i qendrës për këtë Komunë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.