Eko Higjiena

Haziri priti në takim drejtorin artistik të teatrit të Durrësit, Bashkim Hoxha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Bujar Haziri dhe përfaqësues të artit gjilanas, ka pritur sot në takim z. Bashkim Hoxha, drejtor artistik i teatrit të Durrësit “Aleksadër Moisiu”.

Hoxha është autor i tekstit të shfaqjes “UFO”-të, premiera e cila e hapi festivalin e dramës shqipe “Talia e Flakës 2015”, të cilën e ka vënë në skenë regjisori gjilanas Erson Zymberi.

Kreu i Komunës Lutfi Haziri u shpreh u lumtur për bashkëpunimin e artistëve gjilanas dhe atyre nga Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim është shembulli më i mirë i suksesit dhe i zhvillimit të artit.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, drejtori artistik i teatrit të Durrësit “Aleksadër Moisiu” Bashkim Hoxha ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke vlerësuar se se me vetë faktin që ky festival mbahet për herë të 24-të, tregon për vlerat e mëdha që ka dhe që iu mundëson artistëve t’i promovojnë veprat e tyre.

Ndryshe, ka qenë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili e ka hapur festivalin e 24-të Dramës “Talia e Flakës 2015”, i cili mbahet në kuadër të manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit 2015”.

Derisa, nga takimi që pati kryetari Haziri para hapjes së festivalit me ambasadorin Minxhozi ka dalë konstatimi se në të ardhmen këto dy teatro, i Gjilanit dhe i Durrësit, të kenë bashkëpunim profesional edhe në të ardhmen për zhvillimin e teatrove në përgjithësi dhe të dramës shqipe në veçanti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.