GRANDEMALL

Haziri priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi.
Në këtë është folur për mundësinë e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe disa Bashkive nga Shqipëria në të mirë të qytetarëve të të dyja anëve.

“Jam i nderuar që sot e kemi për vizitë në Gjilan ambasadorin Minxhozi, duke pasur parasysh rëndësinë e Ambasadës, rëndësinë personale të ambasadorit Minxhozi edhe në Prishtinë edhe në Tiranë. Biseduam për format e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe qyteteve shqiptare. Në përgjithësi jam jashtëzakonisht i lumtur dhe e ftova sërish ambasadorin të kthehet në Gjilan, të kaloj kohë më shumë me gjilanasit dhe me ekonominë private të Komunës sonë, në mënyrë që të familjarizohet me ta dhe të bashkëpunojmë shumë mirë me bizneset nga qytetet shqiptare”, ka thënë pas takimit me ambasadorin Minxhozi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nga ana e tij, ambasadori Minxhozi është shprehur tejet i lumtur që po e viziton Gjilanin, duke thënë se ky qytet është një pikë historike e Kosovës tepër e rëndësishme, e vendosur mes shqiptarësh këtu dhe andej kufirit, me një pjesë tepër të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

UBT

Ai tha se shumë shpejt do të ketë rezultate të prekshme sa i përket bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Bashkive nga Shqipëria.

“Biseduam me kryetarin Haziri dhe mendojmë që do të bëjmë punë shumë të mira, me disa bashkëpunime konkrete me Bashki, besojmë me jugun e Shqipërisë me Himarën, që do të ketë një program të gjatë të detajuar bashkëpunimi. Në këtë vit do të bëjmë vizitën e parë nga shtatori në Shqipëri dhe pastaj vitin e ardhshëm do të ketë një program bashkëpunimi me të gjitha fushat ekonomike, turistike, kulturore, historike e më gjerë”, është shprehur ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.