UBT

Haziri priti Jahjagën për zhvillimin ekonomik të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga tre kryetarët e Odave Ekonomike, përkatësisht kosovare, amerikane dhe gjermane.

“Qëllimi i vizitës është që të diskutojmë më hollësisht në nivel të komunave, ku me kryetarin Haziri patëm një bisedë shumë intensive sa i përket nivelit të zhvillimit ekonomik të Gjilanit, veçanërisht me fushën e përgjegjësive dhe problemet me të cilat po ballafaqohen. Nuk dallon shumë nga ato takime që patëm javët e kaluara, që janë kryesisht në aspektin ligjor, administrative si dhe atë politik. Qëllimi ynë që që të intervenojmë sa më parë që është e mundur që të tejkalohen të gjitha vështirësitë në mënyrë që të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë, të cilat janë të ndërlidhur me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në zbutjen e papunësisë”, ka thënë pas takimit me kryetarin Haziri, presidentja Jahjaga.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi falënderoi presidenten Jahjaga për vizitën, tha se Gjilani, jo vetëm pse është shpallur qyteti më mirë i të bërit biznes në Europën Juglindore, por edhe ofrojnë potenciale dhe shembuj të mirë.
“Ajo që e nënvizoi presidentja, është koha e fundit që institucionet t’i kushtojnë vëmendje e kujdes dhe përkushtim më të madh zhvillimit lokal ekonomik dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi. Gjilani, jo vetëm pse është shpallur qyteti më mirë i të bërit biznes në Europën Juglindore, por ne ofrojmë potenciale dhe shembuj të mirë. Ne kemi Komunë që ofrojmë zero tarifë të taksave dhe të regjistrimit të bizneseve”, tha Haziri.
“Jemi Komunë e cila mund të ofrojë zhvillim investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe të tjerë. Kemi shembuj të mirë, por gjithashtu kemi problem me burokraci, me ligjin e pronave dhe Agjencionin e Pyjeve dhe disa veprime konkrete që besoj se qeveria e Kosovës do t’i marrë parasysh sugjerimet dhe angazhimit që dalin nga këtu. Gjilani mbetet si qendra e Anamoravës me potenciale të mëdha ekonomike dhe me mbështetjen e presidentes dhe odave ekonomike më të fuqishme sot në Kosovë, do t’i japim mundësi zhvillimore”, ka shtuar i pari i Gjilanit.

Uji Dea

Në emër të tri odave ekonomike, ka folur kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu, i cili tha se këto vizita kanë rënësi multidimensionale, jo vetëm rëndësi ekonomike.

“Këto vizita po i qesin në pah vështirësi të shumta me të cilat ballafaqohet niveli lokal, qoftë problemet me prona, qoftë me Agjencionin e Pyejeve, me AKP-në, me prokurimin publik që e favorizon çmimin më të lirë e jo kualitetin, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri që është shumë i lartë etj. Qëllimi i gatishmërisë së presidentes është që t’i shpallim, në një formë, luftë të përbashkët papunësisë, për çka e falënderoj shumë”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Atifete Jahjaga viziton Gjilanin si presidente në detyrë, pas vizitës në fillim të vitit të kaluar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.