UBT

Haziri pret një grup fëmijësh shqiptarë që jetojnë në diasporë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vazhdën e takimeve të shumta me mërgimtarë, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në zyrën e tij një grup fëmijësh shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët jetojnë në Gjermani, Zvicër, Angli, Turqi dhe Greqi, të cilët i ka shoqëruar drejtoresha e qendrës kulturore për Zvicër, Shukrije Ramadani, në kuadër të Ministrisë së Diasporës.

Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje fëmijëve, ndërsa i ka njoftuar ata me punën e tij si kryetar i Komunës së Gjilanit, me pozitën e mirë gjeografike të Anamoravës, në të cilën bëjnë edhe shtatë komuna të regjionit lindje.

Haziri tha po ashtu theksoi se mbi 32 për qind e gjilanasve jetojnë në shtete të Europës, ku këta të fundit janë shumë të lidhur me familjet e tyre në Gjilan dhe se ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në të gjitha aspektet.

Hidromorava

Fëmijët e pranishëm i bënë disa pyetje nga më të ndryshme kryetarit Haziri, të cilëve u është përgjigjur me kënaqësi.

Nga ana e saj, zonja Shukrije Ramadani ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin që edhe në këtë ditë pushimi ka gjetur kohë t’i pres e t’i nderoj fëmijët shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Europës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.