Uji Dea

Haziri pret një delegacion të bashkatdhetarëve nga Britania e Madhe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në vazhdën e pritjes në shenjë nderimi për kontributin e bashkatdhetarëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot një delegacion të mërgatës nga Britania e Madhe, të udhëhequr nga Selami Sylejmani dhe Alban Nuredini.

Haziri, pasi iu uroi mirëseardhje, ka falënderuar ata për kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën dhe Gjilanin në vazhdimësi.

“Ju uroj mirëseardhje në vendlindje dhe ju falënderoj për kontributin tuaj për vendin në mënyrë permanente, edhe në kohën e para luftës, por edhe tani. Shumë prej bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë në botë, përpos që i mbështesin financiarisht familjet e tyre, janë edhe investitorë në Gjilan e nëpër komunat tjera, duke krijuar vende të reja të punës. Për mua ju jeni heronjtë tanë të gjallë ”, tha Haziri

GRANDEMALL

Ai ka theksuar faktin se një Gjilan i vogël sot jeton në shtetet perëndimore duke shtuar se Komuna u krijon mundësi dhe lehtësira në kuadër të ligjit dhe janë të lirë të punojnë dhe investojnë në të gjitha fushat, pa procedura burokratike.

Në emër të delegacionit të bashkatdhetarëve nga Britania e Madhe, kanë folur, Selami Sylejmani dhe Alban Nuredini, të cilët kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe e kanë përgëzuar për punën e madhe, për t’ua bërë jetesën më të mirë qytetarëve.
/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.