UBT

Haziri pret në takim zëvendësministrin e MZHR, Bashkim Nurboja

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune delegacionin nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, të kryesuar nga zëvendësministri Bashkim Nurboja, i cili ka njoftuar për skemën e mbështetjes me fonde zhvillimore, që kanë impakt zhvillimin lokal ekonomik.

Haziri në konferencën para gazetarëve ka thënë se janë njoftuar për mënyrën e aplikimit në këto fonde dhe janë ka potencuar se është një kujdes për publik por edhe bizneset dhe sektorët e tjerë me rëndësi të veçantë.

“Falënderoj Ministrinë për kujdesin e treguar për mbështetje të Komunave. Komuna e Gjilanit do të jetë e koordinuar me zyrat profesionale të saj që kanë fushën e menaxhimit të zhvillimit lokal ekonomik. Përfituesi më i madh është komuniteti, ku zhvillohet program dhe investimi që ministria ka paraparë për komunat në këtë vit buxhetor”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

Ndërsa, zëvendësministri Bashkim Nurboja, ka njoftuar se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka bërë thirrje për komunat që të aplikojnë për projekte kapitale, ku projektet do të investohen nga MZHR deri në vlerën 200 mijë euro.

“Inkurajojmë Komunat që të aplikojnë për projekte, sepse është shumë e rëndësishme që në këtë kohë të zhvillojmë së bashku projekte kapitale që janë shumë të rëndësishme për ekonominë, por edhe për komunitetin që ua përmirëson jetën socio-ekonomike. Gjithashtu, edhe për bizneset dhe mikrobizneset kemi hapur një thirrje për grante që është një mbështetje për ngritjen, zhvillimin dhe zgjerimin e tyre”, ka thënë zëvendësministri Nurboja./rajonipress/