RCCOLA

Haziri pret në takim profesoreshën e Universitetit të Graz’it të Austrisë, Lumnije Kqiku

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën profesoreshën e Universitetit të Graz’it të Austrisë, Lumnije Kqiku. Me këtë rast, kryetari Haziri i ka ndarë mirënjohje prof.Dr. Lumnije Kqikut, në nderim të të arriturave profesionale, studimore dhe shkencore, e në veçanti për kontributin e lartë në lobimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e kuadrove profesionale në universitetet europiane.

Kryetari Haziri, gjatë pritjes së dhjetëra delegacioneve, ka vlerësuar lartë kontributin e bashkatdhetarëve dhënë për Kosovën e Gjilanin, duke thënë se në vazhdimësi kanë ndarë nga pasuria e tyre në mbështetje ndaj familjeve e vendlindjes dhe këtë po e bëjnë edhe sot.

Lumnije Kqiku ndërkaq ka falënderuar kryetrarin Haziri për kujdesin e treguar për kuadrot e dëshmuara në Evropë e gjetiu. “Faleminderit Gjilan, faleminderit Lutfi Haziri që nuk i harroni profesionistët dhe ata që ua zbardhin fytyrën përherë Kosovës e Anamoravës” është shprehur Kiqku për rajonipress.

Ndryshe, Lumnije Kqiku e lindur në Gjilan dhe e doktoruar në Graz të Austrisë e ka vlerësuar si “Mirënjohje speciale nga komuna e Gjilanit”. Ajo thotë se ka vizituar shumë shtete të botës dhe ka marrë mirënjohje e çmime të shumta, por kjo e Gjilanit ka një rëndësi të veçantë. Vërtet ndihem e lumtur dhe krenare që qyteti im dhe kryetari Haziri nuk i ka harruar kuadrot e dëshmuara në fushën e mjekësisë. Faleminderit Gjilan”, u shpreh Kqiku.

Lutfi Haziri ka thënë për Kqikun se ndihet krenare që një vendase e jonja ka arritur të depërtojë në universitetet më të njohura evropiane.

“Unë kam ecur në shumë shtete të botës dhe kam marrë shumë mirënjohje, e çmime prestigjioze, por kjo e Gjilanit është diçka e veçantë dhe do e ruaj me shumë kujdes në arkivin tim” u shpreh Kqiku.

Fundamenti

Kqiku tha se nuk do të ndalet me rezultate e suksese edhe në të ardhmen për ta bërë edhe më krenar qytetin e saj të lindjes.

E lindur në Gjilan e shkolluar në Prishtinë e avancuar në titullin doktor shkence në Grac të Austrisë Lumnije Kqiku është ndër femrat e rralla në trojet shqiptare që ka arritur të hyjë në publikimin më prestigjioz: “Kush është Kush në Bote”( Who`s Who in the World”.

Kqiku ka hyrë në këtë publikim prestigjioz për shkak të të arriturave në fushën mjekësore-stomatologji dhe për shkak të numrit të madh të publikimeve, projekteve dhe ligjëratave ne kongrese shkencore.

“Kam punuar me përkushtim të madh dhe jam përpjekur që edhe në studimet shkencore edhe para studentëve të huaj këtu në Grac të shpalosi dijen dhe intelektin shqiptarë. Asnjëherë nuk e kam harruar historinë e popullit tim, përkundrazi me kolegët e huaj gjithmonë trajtojë temat e Kosovës” shprehet Kqiku.

“Normalisht që Graci është metropol ku aftësitë e individëve çmohen shumë. Me rezultate dhe kërkime shkencore kam arritur shumë shpejt të zgjidhem edhe si ligjëruese në Universitetin e Gracit ku edhe jam e vetmja femër shqiptare” shprehet Kqiku.

Por, Kqiku thotë se për ta dëshmuar se Kosova ka kuadro të afta në vitin 2004 në Austri punimi i saj shkencor ishte zgjedhur si punimi më i mirë në këtë shtet. “Kam prezantuar në mbi 50 seminare e simpoziume me karakter ndërkombëtarë si në SHBA, Kanada, Gjermani, Turqi, Greqi, Kroaci, Maqedoni Austri etj. Në të gjitha këto punime shpesh ka dominuar edhe politika dhe prezantimi i parë që është bërë nga ana ime ka qenë se unë vijë nga Kosova. Për asnjë çast nuk i harrojë kolegët e mi në Kosovë. Do të vijë koha dhe momenti kur edhe ata do të shpërblehen për punën që e bëjnë” thotë ajo”./rajonipress/