Uji Dea

Haziri pret në takim komandantin e ri të Njësisë Elitare të FSK’së në Gjilan, nënkolonel Albert Kuqi

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të Njësisë Elitare të FSK’së në Gjilan, Albert Kuqi.

Haziri i ka uruar nënkolonel Kuqit për marrjen e detyrës, derisa ka konfirmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të Komunës, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit.

Fidanishtja

“E uroj nënkolonelin Albert Kuqi për marrjen e detyrës së komandantit të Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore në Gjilan, që është Njësia Elitare e FFK’së. Ne jemi krenarë me punën dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm të tyre”, ka thënë Haziri, pas takimit.

Komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore, nënkolonel Albert Kuqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në çdo kohë të Komunës Gjilanit./rajonipress/