ARKATANA

Haziri pret në takim delegacionin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune dhe bashkëpunimi delegacionin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”, të kryesuar nga Bajram Këlëç, me seli në Bursa, në praninë edhe të deputetit Ismail Yzen dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, tha se në aspektin kulturor, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe investimeve të përbashkëta, duhet të jetë një bashkëpunim më dinamik në krijimin e urave lidhëse të promovimit të vlerave dhe planifikimit për të ardhmen.

Haziri, gjithashtu, ka spikatur rëndësinë që ka kjo shoqatë në krijimin e urave lidhëse mes investitorëve dhe qytetit të Gjilanit, sepse do të ndikonin edhe në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ngritjen e cilësisë në shërbime.

Uji Dea

“Regjioni i lindjes në NATO është në mbikëqyrje të ushtrisë amerikane dhe në Gjilan kemi edhe kontingjentin turk me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të mirë në sektorin e sigurisë dhe promovimin e jetës ndërfetare e ndëretnike në përgjithësi. Kosova tashmë është shtet që kontribuon në sigurinë e përgjithshme në Evropën Juglindore, konkretisht në pjesën e Ballkanit perëndimor. Investitorët janë të mirëseardhur të jenë pjesë e investimeve në sektorin privat dhe atë publik në ngritjen e standardit të jetës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Bajram Këlëç, kryetar i shoqatës ka ftuar komunitetin artistik, komunitetin e arsimit, shëndetësisë dhe biznesit që të vizitojnë Turqinë, sikur që ka bërë thirrje edhe për investime në Gjilan në mënyrë që të lidhet partneritet afatgjatë për zhvillimin e përbashkët mes Gjilanit dhe Bursës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.