Eko Higjiena

Haziri pret në takim biznesmenin shqiptar nga Turqia Fahrettin Gulener

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me shefin e Kabinetit Arbër Ismajli, kanë pritur sot në zyrën e tij biznesmenin e suksesshëm nga Gjilani që jeton dhe vepron në Bursa të Turqisë, Fahrettin Gulener, i cili shoqërohej nga kryetari i shoqatës “Kosova-Shkup” Rexhep Gunduz.

Haziri e Gulener kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në të mirë të zhvillimit të Gjilanit.

Fahrettin Gulener, i cili posedon një fabrikë gjigante për prodhimin e autopjesëve, ka shprehur interesimin për t’i ndihmuar Gjilanit, meqë ka lindur në Gjilan.

ARKATANA

Ai tha se do të mundohet që t’i ndihmojë edhe shkollave profesionale, ndërsa konfirmoi se shumë shpejt do t’u mundësohet 5 nxënësve nga Gjilani që të shkojnë në Turqi për t’i trajnuar në lëmin e tekstilit.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar z. Gulener për vizitën, duke thënë se ndihet i nderuar që ka gjetur kohë të vije dhe të na vizitoj në Gjilan.

Ai po ashtu e njoftoi z. Gulener për problemet, sfidat dhe sukseset në Komunën e Gjilanit, duke falënderuar për interesimin e tij për ta ndihmuar Gjilanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.