Mobi Casa

Haziri pret në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune të mërkurën Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Me këtë rast, kryetari Haziri pasi e ka uruar për marrjen e mandatit, e ka falënderuar për rolin e Zyrës së tij për të qenë në funksion të zbatimit të detyrave ligjore.

“E shfrytëzova rastin ta uroj për pozitën dhe ta falënderoj për rolin e Zyrës së tij dhe bashkëpunëtorëve, në mënyrë që ne me qenë në funksion të zbatimit të detyrave ligjore si Komunë. Ju e dini që Avokati i Popullit është ai që identifikon dhe i gjen problemet sipas kërkesave dhe na rekomandon neve si institucione për të gjetur zgjidhje konkrete. Është një urë ndërmjetësimi mes nesh dhe shumë probleme të qytetarëve. Po ashtu, Zyra e Avokatit në Gjilan është funksionale dhe kërkoj nga qytetarët që për çfarëdo që kanë nevojë, ne jemi të gatshëm”, tha Haziri.

Hidromorava

Ndërsa, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mundësinë e ofruar për takim, për të diskutuar çështje të rëndësishme.

“Unë e falënderoj publikisht kryetarin për mundësinë dhe krijimin e kushteve që Zyra e Avokatit të Popullit t’i ketë hapësirat brenda objekteve të Komunës. Është edhe një kërkesë ligjore e plotësuar nga kryetari Haziri. Shpresoj që edhe në të ardhmen ta kemi bashkëpunimin e mirë që gjithçka që është në interes të qytetarëve, që lidhet me mandatin që e ka Avokati i Popullit, për të pasur mundësi të zgjidhen. Qytetarët e kanë derën e hapur për t’i adresuar të gjitha problemet dhe shqetësimet që i kanë në zyrat rajonale dhe njëra nga këto zyra është pikërisht në këtë objekt që jemi”, ka thënë Qelaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.