Mobi Casa

Haziri pret kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, për bashkëpunim në zhvillim lokal ekonomik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe këtij institucioni, në favor të zhvillimit lokal ekonomik.

Haziri e ka falënderuar z. Sarkany vizitën dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit në shumë fusha.

Eco Higjiena

“Kultura, përvoja dhe dija e zviceranëve është jetike dhe është në interes të Kosovës dhe Gjilanit për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e industrisë dhe zhvillim të shërbimeve. Ne u munduam që së bashku të gjejmë mënyrën dhe formën e bashkëpunimit duke dashur që të përfitojmë nga kjo dije dhe përvojë. Duke e ditur që një Gjilan i vogël jeton në Zvicër, është kombinim perfekt për t’i dhënë mundësi bashkëpunimit dhe zhvillimit të komunës sonë në të ardhmen”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para gazetarëve.

Ndërkaq, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, e ka falënderuar Hazirin për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në fushat përkatëse, duke shtuar se Gjilani me modelin e kryetarit si Lutfi Haziri, e ka mundësinë që të arrijë suksese të mëdha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.