Eko Higjiena

Haziri pret edhe Vjosa Osmanin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani. Pasi e falënderoi për vizitën, Haziri e ka vlerësuar vizitën e zonjës Osmani si njërën ndër më të rëndësishmet në 15 vitet e fundit.

“Kryeparlamentaren Osmani e njoftova për zhvillimet në Gjilan, që e prekin sigurinë, mirëqenien e qytetarëve dhe prosperitetin e familjeve këtu. Sa më përket mua, kjo është njëra nga vizitat më të rëndësishme në këto 15 vitet e fundit, meqë gjatë kësaj kohe nuk kam pritur asnjëherë një kryeparlametar, pos zonjës Osmani”, ka thënë Haziri, pas takimit.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka thënë se kjo vizitë është një hap i mirë drejt intensifikimit të raporteve mes institucioneve komunale me ato qendrore.

“Jam këtu për të ofruar bashkëpunimin tim dhe të Kuvendit të Republikës, për të hapur rrugë të reja të ndërtimit të raporteve ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, pra me komunat e me asambletë, për t’i zgjidhur sfidat e vështirësitë që përballen”, ka thënë Osmani.

UBT

Ajo i ka shprehur ngushëllime kryetarit Haziri dhe të gjithë qytetarëve me rastin e tragjedisë në familjen Bllaca.

Osmani më pas ka pasur një adresim para asamblistëve të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.