GRANDEMALL

Haziri pret delegacionin gjerman, bisedohet bashkëpunim ndër-komunal dhe shkëmbim të studentëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën në takim një delegacion nga Shtuttgarti i Gjermanisë, i cili kryesohej nga presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kuderer dhe që u organizua nga konsulli atje, Imer Lladrovci.

Kryetari Haziri e ka falënderuar delegacionin gjerman për vizitën në Gjilan, duke theksuar se është biseduar për bashkëpunimin ndër-komunal dhe aspekte të tjera zhvillimore.

“Jam i nderuar që sot pritëm këtë delegacion, i kryesuar nga z. Kuderer. Ne biseduam për bashkëpunimin ndër-komunal, sikur që i njoftova për mundësitë e potencialet tona, dhe shkëmbimin e studentëve. Jam i lumtur që një student mund të jetë përfitues i këtij udhëtimi, që Shoqata ia ofron për të studiuar nëpër universitetet gjermane. Ne do të punojmë shumë në kuptimin e zhvillimit lokal ekonomik”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit.

Hidromorava

Ndërkaq, presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kuderer, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa ka shfaqur interesimin për angazhim në projekte në aspektin e shëndetësisë e arsimit dhe për shkëmbimin e studentëve dhe ideve.

“Po na pëlqen Gjilani dhe po shohim çfarë potenciale ka dhe se çka mund të ofrojë”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.