Hidromorava

Haziri pret ambasadorin e ri të OSBE’së, konfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit të mirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin në shumë fusha, për kujdesin dhe sigurinë publike, demokracinë dhe zhvillimin politik e deri të trajtimi i barabartë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Gjilan.

Haziri, në fjalën e tij, ka theksuar se bashkëpunimi me OSBE-në në Gjilan është në shumë fusha, ndërsa sot kemi kërkuar mbështetjen edhe për kërkesën e kryetarit të Bujanocit, Kamenicës dhe timen nga Gjilani për rregullimin e disa çështjeve të lëvizjes në pikat e vogla kufitare si në Breznicë e Dobrosin.

Haziri e ka informuar ambasadorin Davenport edhe me gjendjen me pandeminë dhe masat e ndërmarra për parandalimin e saj, sikurse edhe punët që i kanë kryer me qendrën e OSBE-së në Gjilan, e cila ka qenë shumë bashkëpunuese që nga menaxhimi i thatësisë, pandemisë, pastaj angazhimit kundër dhunës në familje, barazisë gjinore, integrimit të komuniteteve etj.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, shefi i OSBE’së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka thënë se angazhimi dhe puna që e bën kryetari i Gjilanit është një mesazh i qartë i punës për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe misioni i OSBE-së është ai i bashkëpunimit me të gjitha komunat dhe me prioritetet që kanë, ku është arritur mbrojta e të gjitha grupeve të cenueshme.

“Janë storie të suksesit Këshillat për siguri publike nëpër komunitete, këshillat komunalë për siguri në bashkësi, dhe vazhdimi i bashkëpunimit është gjithmonë i mirëpritur me Gjilanin sepse angazhimi dhe puna që kryetari i Gjilanit bën në vazhdimësi janë impresive”, ka thënë Davenport./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.