UBT

Haziri: Presidenti Rugova e trasoi rrugën për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur në akademi përkujtimore në shënim të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova po kalon pa njeriun e vet, po krijuesin e saj, pa shkrimtarin dhe themeluesin e shtetit më të ri në botë, Ibrahim Rugova.

Ai tha se presidenti Rugova, në momentet më të rënda për Kosovën e ngriti zërin e tij të butë, por të pandryshueshëm për dekada të tëra karshi regjimit, totalitarizmit të një shteti, i cili te shqiptarët gjithmonë është perceptuar si okupator i madh. “Në vitin e parë të ndarjes së tij nga jeta, kur Kosova po mundohej ta përmbyllë njohjen formale të pavarësisë, siç thoshte presidenti Rugova, me unitetin e ndërtuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha në atë kohë, por duke qenë president dhe njeri i unitetit, ai arriti ti bashkoi të gjitha forcat politike relevante rreth një tryeze për t’u përballur me njohjen ndërkombëtare të Kosovës, që është hapi i fundit i realizimit të ëndrrës së tij dhe gjithë shqiptarëve. Ai arriti t`i bashkonte dhe ta trasonte atë rrugë që siguroi de jure dhe de fakto shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Haziri.

Ai ka përmendur një vlerësim të presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili ka thënë ajo që e dallon Rugovën nga të tjerët është se ‘ai na ka treguar se si ta realizojmë kërkesën e shqiptarëve për Liri e Pavarësi”.
“Presidenti amerikan, Bill Clinton, në një sesion të mbyllur ka thënë se ‘ajo që dallon Rugovën nga gjithë ata që në Ballkan dhe Europën Juglindore cilësohen si liderë, është se Rugova shqiptarëve në Kosovë dhe ne miqve tuaj, iu ka ofruar vizion i cili ka qenë i përshkruar, vizion i cili ka qenë i ndërtuar dhe vizion i cili na ka treguar se si ta realizojmë kërkesën e shqiptarëve për Liri e Pavarësi”, ka shtuar kryetari Haziri.

ARKATANA

Kreu i Gjilanit pohoi se sot Kosovës i duhet një vizion i cili besohet, një vizion i cili ndërtohet dhe një vizion i cili bëhet i besueshëm edhe për miqtë tanë.

Ai tha se të gjithë e thonë se janë të nderuar që kanë jetuar në epokën e Rugovës, duke shtuar se “nuk kam besuar kurrë që edhe 10 vite pas ndarjes nga jeta ka grupime politike në Kosovë që edhe për së vdekuri iu pengon”.

Haziri theksoi se kërkesa e presidentit Rugova ka qenë që të punojmë të bashkuar, që dallimet tona t’i shohim si vlera, që të ndërtojmë liri për çdo individ dhe çdo familje, që të besojmë në vete, familje e Zot.

“Kjo është ajo që Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë në Kosovë e garanton përjetësisht sepse është testament i cili nuk mund të thehet”, tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.