Haziri: Prapa aksionit të sotëm qëndron PDK-ja ose UDB-ja e Serbisë?
Gjilan – Lutfi Haziri thotë se i beson plotësisht komunikatës së Vetëvendosjes rreth aksionit të së martës. Unë nuk besoj që prapa këtij aksioni qëndron VV, por besoj se prapa saj qëndron ose PDK-ja ose UDB-ja serbe thotë Haziri për rajonipress.
Nuk kanë bërë punë reagimet e shumta të shfaqura sot rreth aksionit të dëmtimit të veturave të komunës së Gjilanit për ta gjetur fajtorin.
Megjithatë Lutfi Haziri shpreh dyshimet e para se prapa aksionit të sotshëm nuk qëndron Vetëvendosje, por dikush tjetër. “Jam i bindur dhe i besoj komunikatës së VV se prapa aksionit të sotshëm qëndron PDK-ja ose UDB-ja serbe” tha Haziri për rajonipress.
Haziri thotë se organet hetuese duhet të zbulojnë të vërtetën rreth rastit të sotshëm. Ndërkohë edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan është bërë “pishman” për deklaratën e mëhershme. “Ne ende dyshojmë rreth këtij aksioni dhe nuk e dimë nëse ata janë të VV” tha shkurt Hashani./rajonipress


