UBT

Haziri: Politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan identifikohen me emrin e Zijadin Maliqit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të drejtorit për Buxhet dhe Financa, Zijadini Maliqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Maliqi.

Në telegram, thuhet:

“E dashur familje Maliqi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të drejtorit për Buxhet dhe Financa, veprimtarit Zijadin Maliqi.

Ai do të mbahet në mend si intelektual i jashtëzakonshëm dhe veprimtar i kohërave të vështira, i cili bëri shumë fillimisht si profesor, e më pas duke qenë anëtar i Këshillit për Financim të Kosovës, në një kohë të pakohë.

Pas luftës, ai shërbeu në institucionin e Komunës së Gjilanit në pozita udhëheqëse dhe u nda nga kjo botë duke qenë në pozitë udhëheqëse – si drejtor për Buxhet dhe Financa.

Uji Dea

Do ta kujtojmë përgjithmonë si njeri të ndershëm dhe profesionist të jashtëzakonshëm.

Mbi të gjitha, politikat buxhetore dhe financiare në Gjilan e mbajnë emrin Zijadin Maliqi.

Jam krenar që e pata bashkëpunëtorë për afro tre dekada.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit, drejtuar familjes Maliqi.