Hidromorava

Haziri: Po vazhdojmë me zbatimin e masave strikte kundër Covid-9, situata është nën kontroll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur në takim të mëngjesit Komitetin e Emergjencave, me pjesëmarrje edhe të Sazan Ibrahimit, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku ka njoftuar se pavarësisht dy rasteve të fundit të lajmëruara me Covid-19, situata është nën kontroll.

“Në Zhegër dhe në Vrapҫiq është mbyllur përfundimisht burimi i infeksionit sepse të gjitha rastet janë shëruar plotësisht. Jam në komunikim me ministrin e Shëndetësisë për lehtësim të masave atje. Edhe në dy raste në Gjilan është mbyllë burimi i infeksionit”, tha Haziri.

“Po vazhdojmë në Lladovë, Malishevë të Epërme dhe në lagjen Arbëria me zbatimin e masave strikte, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Situata është nën kontroll dhe në mbikëqyrje të organeve tona”, tha ai, derisa ka njoftuar se nga dje kanë filluar me gjoba ndaj shkelësve të rregullave.

“Ju lutem që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse nga dje kemi filluar me dënimet mantatore sepse ndaj shkelësve të rregullave nuk ka më tolerancë. Policia e shtetit do të reagojë së bashku me inspekcionin komunal në parandalim, masa dhe instrumente që i aplikojmë në zbatim të ligjit kundër përhapjes së sëmundjeve infektive”, ka thënë Haziri.

GRANDEMALL

Në këtë konferencë, kreu i Gjilanit ka falënderuar Sazan Ibrahimin për mbështetjen dhe koordinimin e punëve me Qeverinë e Kosovës, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për mbështetjen e parezervë.

Ndërkaq, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës e ka falënderuar Hazirin për mirënjohjen, duke thënë se ndihet i privilegjuar.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të jem në takimin e shtabit të emergjencave, ku u njoftova me planin e veprimit sa i përket parandalimit të përhapjes së Covid-19.. E rikonfirmoj edhe nga këtu përkrahjen e madhe të Asociacionit ndaj Gjilanit dhe komunave tjera në përballimin e kësaj pandemie”, ka thënë Ibrahimi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.