Haziri: Po punojmë shumë që stadiumi i qytetit të përfundoj në vitin e ardhshëm

Gjilan – Në kuadër të vizitave në terren, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër punimet në rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili po ndërtohet së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej 6 milionë eurove.

Haziri tha se po angazhohen si Komunës për ta rritur buxhetin, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të përfundojë projekti i stadiumit.

“Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson të gjitha kushtet për garat ndërkombëtare, e që është përcaktim i Federatës së Futbollit të Kosovës. Plani dinamik është duke vazhduar sipas pagesave të MKRS. Po punojmë shumë për ta rritur buxhetin për këtë vit, në mënyrë që ta shkurtojmë kohën e ndërtimit dhe besoj që prej qershorit do të ketë dinamikë më të madhe. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të përfundojë ky projekt kapital”, tha Haziri.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë në shërbim të dy klubeve të mëdha, Dritës, Gjilanit dhe klubit të femrave./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).