Uji Dea

Haziri: Po punojmë që t’i përngjajmë një Komune të Austrisë për nga kualiteti i jetesës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të programit për mërgimtarët, Komuna e Gjilanit në bashkëorganizim me organizatën “Agro-Eko”, ka shënuar “Ditën e Kulturës Austriake”.Në ngjarje i pranishëm ka qenë kryetari Lutfi Haziri, përfaqësuesja e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, Vjosa Huruglica, kryeshefi i kompanisë “Eko-higjiena”, Senad Rama, përfaqësuesi i shoqatës austriako-kosovare, Arsim Vranovci, e qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën e dhënë Kosovës dhe Gjilanit në veçanti.

“Austria është ndër shtetet mike dhe partnere të mëdha të Gjilanit, jo vetëm për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë atje, por për shkak të prezencës së tyre këtu me ushtarë në Kosovë, me biznese në Gjilan drejtpërdrejt dhe mbi të gjitha, njerëzit e Gjilanit punojnë për misione, kompani dhe për institucionet e Austrisë në Gjilan. Po presim që Austria përfundimisht të fillojë programin e madh shtatë milionë euro për Gjilanin, program i qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili do t’i zgjidh problemet e ujërave të zeza, vadave, kanalizimeve, në mënyrë që gradualisht t’i përngjajmë jetës së një Komune Austrisë”, tha ai.

Ne emër të ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, të pranishmit i ka përshëndetur Vjollca Huruglica, e cila e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për shënimin e “Ditës Kulturore të Austrisë”.

Eco Higjiena

“Austria është një vend mik i Kosovës dhe ndër vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Ky shtet vazhdon ta përkrah vazhdimisht Kosovën dhe është njëri nga investitorët më të mëdhenjë në Kosovë në aspektin ekonomik me një shumë rreth 260 milionë euro investime”, tha Huruglica.

Arsim Vranovci, nga shoqata “Austriako-Kosovare”, ka falënderuar Komunën për këtë iniciativë, ndërsa theksoi se janë duke organizuar ditët e turizmit austriak në Kosovë, ku Gjilani do të jetë si një pikë promovimi.

Programi do të vazhdoj edhe në mbrëmje, ku qytetarët do të kenë mundësi t’i shijojnë produktet austriake./rajonipress/