Eko Higjiena

Haziri: Po punojmë intensivisht në lagje e fshatra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente është duke punuar në lagje e fshatra për t’ua rregulluar qytetarëve problemin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit dhe ndriçimi publik si dhe problemet tjera sociale ka thënë Lutfi Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me drejtorin e Bujqësisë Ramiz Ramadani ka vazhduar edhe sot me vizitat në terren, më konkretisht në rrugët dytësore që po ndërtohen në fshatin Bilinicë dhe në shumë fshatra tjerë.

Me këtë rast, Haziri edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që ta paguajnë tatimin në pronë dhe të gjitha obligimet tjera që kapin shifrën e mbi 11 milionë eurosh, pasi tha se kjo do të përkthehet me investime të mëdha në secilën lagje dhe fshatra në infrastrukturë.

Mobi Casa

Kreu i Gjilanit ka folur edhe për problemin më të madh të qytetarëve atë të social, duke thënë se Task Forca për banim dhe çështje sociale është duke vazhduar intensivisht punën për ta zgjidhur këtë problem madhor.

“Unë edhe njëherë nga këtu u bëjë thirrje qytetarëve të Gjilanit që të paguajnë obligimet ndaj komunës. Taksat që paguajnë do t’u kthehen me investime të mëdha. Jemi në vlug të punës për ta realizuar sipas planit katërshen e madhe të prioriteteve infrastrukturore. Edhe sa i përket problemit të banimit dhe çështjeve sociale Task Forca përkatëse është duke punuar intensivisht për t’u dalë në ndihmë nevojtarëve”, ka thënë Haziri.

Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente është duke punuar në lagje e fshatra për t’ua rregulluar qytetarëve problemin e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit dhe ndriçimi publik si dhe problemet tjera sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.